Ligji për dekriminalizmin është kthyer në një kalë beteje në debatet mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri. Lidhur me prezencën e deputetëve të inkriminuar në Kuvendin e Shqipërisë, Kryeministri Rama është shprehur në emisionin “Top Story”, se ai u qëndron zgjedhjeve që ka bërë në vitin 2013 dhe se ai nuk ka çuar kriminelë në parlament.