Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Mal të Zi atje ku zhvilloi takim me homologun e tij Dritan Abazoviç.
Në konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë malazeze, Rama foli edhe për situatën aktuale në rajon. Ai theksoi se në këtë kohë nuk është nevoja për heronj të rinj por për modele të reja.
“Çdo gjë që provokon sherr dhe ushqen konflikt në rajonin tonë, ngado që të vijë për ne është problem dhe ne nuk jemi në asnjë mënyrë të gatshëm të bëhemi pjesë, por përkundrazi do i kundërvihemi. Duam një paqe që të funksionojë për njerëzit dhe që ata të kenë më shumë shanse, mundësi, punë e të ardhura dhe jo më shumë përralla e historia heroizmash. Ne nuk kemi nevojë për heronj të rinj në rajonin tonë, por modele të reja që frymëzojnë të tërë se si të jemi më inovativë, efiçentë, si t’i forcojmë ekonomitë tona, të rrisim aftësitë e njerëzve tanë për të përballuar një botë që bëhet gjithnjë e më vështirë e komplekse”, tha Rama/Opinion.al