Krahas fotove mbresëlënëse, kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetin e tij social Facebook, se Turi i Kullave është zgjeruar. Më konkretisht, në Kukës, Has e Tropojë.
“Nëntë kulla karakteristike do t’i shtohen eksperiencës autentike në zemër të veriut shqiptar, duke i dhënë një shtysë të re zhvillimit të turizmit të traditës në Shqipëri me kullat tipike, bujtinat, e kuzhinën tradicionale që promovojnë prodhimet cilësore”, shkruan kreu i qeverisë.
Edhe më herët, kreu i qeverisë e ka theksuar herë pas here fushën e agroturizmit, si një “shteg” të ri, por mjaft produktiv të vendit tonë.