Në zonën Sarandë-Gjirokastër do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi uRama përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se gara për këtë aeroport pritet të hapet brenda 6-mujorit të parë të këtij viti.
“Mirëmëngjes! Dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”,shkruan Rama./Opinion.al