Nga Vunoi ku ka prezantuar programin e zhvillimit për fshatrat e Jugut ‘Trashëgimia kulturore, motor zhvillimi’ kryeministri Rama është shprehur se do t’i kthejmë zonës shkëlqimin e humbur.
“Kalaja, fshati, Vunoi dhe Dhërmiu u vendosën në mbrojtje për të identifikuar cdo mur dhe dritare që i përket trashëgimisë”.
“Kësaj zone turistike do t’i japim një forcë të re për t’u zhvilluar për t’i kthyer në një motor zhvillimi për të gjithë zonën e Jugut”.
“Himara ishte kthyer në një ‘Bathore’ buzë detit. Zona ishte e mbushur me plehra duke krijuar një imazh negativ për Shqipërinë dh turizmin. Në pak kohë po rilindim bregdetin. Prishmëria dhe padurimi janë të mëdha dhe kjo po na mundon dhe qytetarët nuk kanë faj, por jo çdo gjë bëhet menjeherë”, tha Rama.
Në fund të fjalës nuk kishte si të mungonte edhe një batutë. “Dhe si nip nga Vunoi jam i kënaqur që kësaj toke i krijohet mundësia që të rilulëzohet dhe në pleqërinë që po afrohet edhe mua edhe Koços na krijohet mundësia që të kalojmë kohë më të gjatë në sheshin e vogël para lapidarit ku pleqtë mblidhen dhe flasin për problemet e botës”përfundoi Rama.