Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me strukturat Partisë Socialiste në zonën e plazhit të Zvërnecit në Vlorë.
Mësohet se në fokus të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet e ardhshme. Brenda pak ditëve, ky është takimi i dytë i kryesocialistit me strukturat pas ndezjes së motorëve të fushatës elektorale.
Po ashtu, më herët kryeministri Rama mblodhi kryetarët e bashkive për tu dhënë porositë mbi zgjedhjet e ardhshme ./ Opinion.al