Kryeministri Edi Rama, ka udhëtuar drejt Francës, me ftesë nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Sipas Tv Klan Rama do të marrë pjesë këtë të enjte në një takim të UNESCO-s dhe nesër në Forumin e Paqes.
Pjesë e diskutimeve në forum do të jetë edhe lufta në Lindjen e Mesme, ku do të flitet mbi mënyrat për rivendosjen e paqes.
Po ashtu në Francë do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.