Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në intervistën e dhënë për emisionin Opinion, përballë gazetarit Blendi Fevziu, ka treguar se ka një pasion të madh për të punuar në poçëri.
Rama bëri me dije se këtë pasion e ka fituar gjatë kohës kur, një ditë, një shok, i ka dhuruar nënës së tij një vazo të realizuar si dekor me pikturat e kryeministrit.
Sipas tij, pikërisht ajo vazo, ka shërbyer si mekanizëm ndezës për një pasion që shumë rrallë, në vegjëli, e kishte praktikuar në studion e babait.
Kryeministri tregoi se në një moshë shumë të vogël, ndoshta në moshën e Zahos sot, (djali i vogël i kryeministrit), ka realizuar në studion e babait një skulturë të vogël.
Ndërkaq, ai theksoi se ka një punishte të vogël dhe jo rrallherë bën punë të tilla.