TIRANE- Të gjithë e dëgjuan Kryeministrin e vendit Edi Rama kur tha në emisionin “Opinion” të së enjtes se “shoqëria civile ka vdekur”. Këtë e dëgjuan edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të cilët reaguan sot.
Në mënyrë simbolike pjesëtarë të shoqërisë civile kanë vendosur lule të zeza dhe një gur varri për Rilindjen.
“Sot kishim një aksion simbolik te Kryeministria me lule të zeza në reagim ndaj deklaratës se Kryeministrit për vdekjen e shoqërisë civile”, thanë ata.
“Anatemimi i shoqërisë civile, është një fabul e vjetër që kërkon të barazojë, reagimet spontane dhe dinjitoze qytetare me zyrat e OJFve që financon vetë parkut sot në mënyrë simbolike kundërshtuan deklaratën e kryeministrit Edi Rama”, vijuan përfaqësues të shoqërisë civil.
“Ne jemi gjallë, Kryeministrit i vdiq fabula!”, shkruan ata.