Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama në OKB: Teknologjia, bekim për vendet në zhvillim

2024/09/23 at 7:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama në OKB: Teknologjia, bekim për vendet në zhvillim

Në ditën e dytë të qëndrimit në Nju Jork, ku do të marrë pjesë edhe në çeljen e punimeve të sesionit të ri Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama u bë pjesë e tryezës së dialogut me temë “Drejt një të ardhmeje të përbashkët digjitale”.

Në ndërhyrjen e tij, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se teknologjia digjitale është bekim për vendet në zhvillim, ndërsa solli në vëmendje se falë zhvillimit të saj sot në Shqipëri shumica dërmuese e shërbimeve publike ofrohen online.

“Ne në Shqipëri e kemi parë këtë gjë në jetët reale dhe përmes përpjekjeve tona duke u bërë një vend në të cilin 95% të shërbimeve sot ofrohen në internet e ku të gjitha sportelet fizike dhe radhët e gjata janë tashmë histori.”

Më tej, ai nënvizoi sesi Shqipëria megjithëse një vend i vogël, po përdor avantazhet që të ofron teknologjia për të përmbushur detyrimet që lindin në procesin e anëtarësimit në BE, por edhe për të luftuar fenomene negative, siç është korrupsioni.

“Nga ana tjetër, e shohim në modelet në zhvillim të Inteligjencës Artificiale. Pra po përpiqemi t’i përdorim për të nxitur edhe më shpejt përpara negociatat me Bashkimin Europian për anëtarësimin atje e po kështu po e shohim një gjë të tillë edhe në ndërtimin e modeleve të reja për prokurimet publike tërësisht transparente dhe 95% të pa menaxhuara nga njeriu”.

Por sipas kryeministrit Rama, teknologjia nuk është vetëm një bekim, por dhe një mallkim për njerëzimin. Dhe për këtë ai solli si shembull, sulmet kibernetike që Irani kreu ndaj Shqipërisë.

“Nuk ka aspak dyshim se në qoftë se do të jemi në gjendje, a do të mundemi të krijojmë një sistem ku bota dhe bashkësia e kombeve do te marrë më të mirën e premtimeve të teknologjisë digjitale e po kështu do të zbusë të gjitha disavantazhet e saj dhe efektet e dëmshme që mund të lindin nga përdorimi i kësaj teknologjie në mënyrë dashakeqe, bota do të ishte një vend shumë më i mirë”.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë edhe në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga shefi në ikje i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Tv Klan

Ju sugjerojmë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Para
Rusia fut ndëshkimin për “rusofobinë” në Kodin e saj Penal

Rusia fut ndëshkimin për “rusofobinë” në Kodin e saj Penal

Ministri Hasani: Hendeku BE-Ballkani Perëndimor të mbyllet gradualisht

Ministri Hasani: Hendeku BE-Ballkani Perëndimor të mbyllet gradualisht

Vuçiç: Do të dekoroj përfaqësuesit e shteteve që votuan kundër Rezolutës për Srebrenicën

Vuçiç: Do të dekoroj përfaqësuesit e shteteve që votuan kundër Rezolutës për Srebrenicën

TE FUNDIT

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
9 Qershor, 2025

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com