Kryeministri Edi Rama deklaroi se në nëntor në Shqipëri do të vijnë agjentë amerikanë për të asistuar në luftën kundër drogës. Rama tha se ambasadori amerikan shkoi dhe i kërkoi ndihmë Bashës për këtë bashkëpunim,por ai nuk pranoi.
“Do të vijnë në nëntor agjentë të huaj amerikanë që do të bashkëpunojnë për të goditur grupet kriminale. Ambasadori amerikan doli kundër qeverisë dhe ju e vutë përpara e nuk latë gjë pa i thënë. Po si nuk ju vjen zor? Si nuk e mësuar akoma si funksionon bota? Nëse doni të luftoni kundër krimit bëjeni realisht” deklaroi ai.