Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Në mars Shqipëria hap grupkapituj të tjerë për negociatat me BE, ja cilat janë 3 përfitimet kryesore të anëtarësimit

2025/03/06 at 10:10 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Në mars Shqipëria hap grupkapituj të tjerë për negociatat me BE, ja cilat janë 3 përfitimet kryesore të anëtarësimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Mars Shqipëria do të hap grupkapituj të tjerë për negociatat me Bashkimin Europian.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy” në rrjete sociale, Rama tha se kjo gjë nuk i ka ndodhur asnjë vendi tjetër, pasi sipas tij Kroacisë i janë dashur 7 vite për ta mbyllur këtë çështje.

“Për herë të parë që kur kemi hyrë në procesin e materializimit të ëndrrës së madhe që u shpreh me atë thirrje “Ne e duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, për herë të parë na ndodh që ne të kemi një përputhje të të dyjave, të rrethanave tona të brendshme të kësaj ëndrre me rrethanat e brendshme të Europës dhe me vullnetin e tyre për të na marrë brenda.

Kur Europa ishte më e hapur ndaj zgjerimit, ne nuk ishim askund. Kur donin të behemi më të pranueshëm ata humbën dëshirën për zgjerimin dhe në këtë momentë janë përputhur gjërat. Ne ulëm në tryezë dhe filluam të negociojmë. Dhe vjet, në gjysmën e dytë dhe na është dhënë një kornizë, kemi rënë dakord që t’i mbyllim negociatat në 2027. Që i bie 2024-2027, i bie më pak se 3 vjet. Nuk i ka ndodhur asnjë vendi tjetër. Kroacisë i janë dashur 7 vite që ka shkëlqyer në atë punë. Mali i Zi ka vite e vite që është në këtë proces.

Dhe kjo pse? Sepse është përputhur rritja e besueshmërisë tonë, rritja e respektit ndaj nesh fal punës që ne bëjmë me nevojën e tyre për të zgjeruar BE dhe për të dhënë një sinjal shumë të fortë që po shkojmë drejt një riunifikimi të Europës dhe përsëri në Mars ne do të hapim grupkapituj të tjerë zyrtarisht të negociatave. Në këtë proces janë 1000 persona që punojnë me negociatat me të gjithë sektorët“, tha Rama.

Rama renditi edhe 3 përfitimet kryesore që fiton Shqipëria me anëtarësimin në BE.

“Futja në BE na jep 3 përfitime shumë, shumë të rëndësishme të cilat nuk mund t’i garantojmë për të nesërmen. Liritë individuale, kush është jashtë BE i ka gjithmonë të kërcënuara. Në BE liritë individuale janë të garantuara.

E dyta, barazia para ligjit. Shikoni si është situata, unë sot jam këtu, nesër nuk jam këtu. Dikush nesër vjen me një qeveri tjetër dhe thotë të përmbysim reformën në drejtësi, ta mbyllim, t’i vëmë çelsin SPAK-ut, t’i vëmë çelsin të gjitha institucioneve të reja dhe të kthehemi atje ku ishim.

Nëse jemi në BE gjithçka është e garantuar dhe barazia para ligjit është në një nivel tjetër edhe brenda edhe jashtë sepse ajo pasaporta që Republika e Shqipërisë, nuk është vetëm Republika e Shqipërisë, por do të shkruajë Bashkimi Europian. Dhe secili apo secila qoftë shqiptar që jeton këtu, qoftë shqiptar që jeton jashtë do të jetë komplet i barabartë para ligjit.

Dhe e treta janë standardet, të gjitha standardet e jetesës janë të garantuara”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Laprakë/ Ambulanca përplaset me makinën tek “Kupola”, përmbyset në rrugë

Laprakë/ Ambulanca përplaset me makinën tek “Kupola”, përmbyset në rrugë

Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona

Trupi i pajetë i gjetur në Rrugën e Kombit/ Policia: Dyshohet se ka humbur jetën disa muaj më parë!

Në kërkim për shpërndarje droge, arrestohet pas tre muajsh 45-vjeçari në Vlorë

Në kërkim për shpërndarje droge, arrestohet pas tre muajsh 45-vjeçari në Vlorë

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com