Kryeministri Edi Rama është takuar me Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa gjatë një vizite në Prishtinë.
Në takim ishin të pranishëm edhe zv/Kryeministrat e Kosovës Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi, ku i bisedua për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e shkëmbimeve dhe të raporteve ndërmjet dy shteteve. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama vlerësoi arritjet e Qeverisë së Kosovës, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Gjatë takimit u bisedua edhe për proceset integruese euroatlantike dhe për angazhimin e dy vendeve në këtë rrugë.