Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama në Athinë/ Alizoti: Nuk ka asnjë element për të qenë krenar, shqiptarët kanë lënë pleqtë e tyre dhe lajnë pleqtë e Evropës. Salianji: Rama bëri show!

2024/05/13 at 7:56 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama në Athinë/ Alizoti: Nuk ka asnjë element për të qenë krenar, shqiptarët kanë lënë pleqtë e tyre dhe lajnë pleqtë e Evropës. Salianji: Rama bëri show!

Deputetët e Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe Tomorr Alizoti kanë marrë pjesë ditën e sotme në një takim me simpatizantët në qytetin e Durrësit.

Ndër të tjera ata komentuan edhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku takoi emigrantët shqiptarë.

Salianji gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama mori me vete në Greqi të gjithë kryebashkiakët, drejtuesit e administratës dhe banditët, që sipas tij janë përgjegjësit kryesore për largimin e shqiptarëve. Ai solli edhe  shembullin e drejtorit të Teatrit në Fieri, i cili ka deklaruar se “i kishin çuar të gjithë në Greqi për bukën e gojës”.

“Për çfarë shkuan të gjithë kryetarët e bashkive në Athinë, për çfarë shkuan në Athinë të gjithë drejtuesit e administratës publike, për çfarë shkuan banditët që i shërbejnë Ramës si këtu dhe atje?! Për ti treguar qytetarëve që janë larguar nga kjo qeverisje. Fytyrat e tyre janë ata që kanë përzënë familjarët tuaj, nipërit dhe mbesat, prindërit apo fëmijët. Janë ata njerëz që me kontributin në korrupsion apo vjedhje, në prishjen e konkurrencës, në padrejtësitë që bëjnë kanë bërë të mundur që 700 mijë shqiptarë të largohen nga Shqipëria.

E patë si Rama u detyrua që të merrte kryebashkiakët nga Shqipëria, drejtorët nga Shqipëria, administratën nga Shqipëria që në mënyrë emblematike u përmblodh nga drejtori i teatrit të Fierit. E patë si tha në Athinë, që na kanë sjellë këtu, është zbrazur gjithë Fieri për të ardhur në Athinë dhe këtu vijmë për bukën e gojës. Është kriminale që të përdoresh me paratë e qytetarëve shqiptarë administratën e cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë për të bërë shou dhe për të mos i thënë asgjë”, tha Salianji.

Ndërkohë edhe deputeti  Alizoti është shprehur për takimin se sot “shqiptarët kanë lënë pleqtë e tyre këtu për të larë pleqtë e Evropës”

“Kemi dëgjuar shprehjen që jemi krenarë që jemi shqiptarë, këtë po e thotë edhe kryeministri që del me flamur, daulle, me këngëtarë, mban ahengje, dikur i thoshin edhe çengie dhe feston në rrugët e botës. Po për çfarë duhet të festojnë shqiptarët dhe të jenë krenarë shqiptarët? Të jenë krenarë që po ikin të lajnë botën?! Si mund të jesh krenar si komb kur nuk mban dot në shtëpi fëmijën tënd, si mund të jesh krenar kur ti nuk ushqen dot dhe nuk mundëson dot rininë tendë?! Ku qëndron krenaria? Krenari të kthyer në folklor?! Për mua më e dëmshme për Shqipërinë është folklori kombëtar. Cdo të thotë?

Të jesh patriot dhe kombëtar duhet ta kishe Shqipërinë më të zhvilluar, me ekonomi të lartë dhe jo ta kishe pastrues në Evropë, jo të dërgojë mjekët dhe infermierët rrugëve të botës që të hanë një çapë bukë! Kjo është Shqipëria sot. Edhe në komunizëm një tipar kishte që Shqipëria lulëzonte, por lulëzonte vetëm blloku, por gjysma e Shqipërisë ishte pa bukë, një pjesë ishte në kampet e përqendrimit. Të nderuar qytetarë, sot elementi më i rrezikshëm është ky folklori kombëtar, këndoni, tundni flamurët dhe në fund ikni nga Shqipëria dhe lani Evropën, lani pleqtë e Evropës, lani pleqtë tuaj dhe lani pleqtë e tyre, rrini pa bukë në Shqipëri dhe hani një çapë bukë jashtë. Kjo është Shqipëria sot. Nuk ka asnjë element për të qenë krenar”, u shpreh deputeti Alizoti.

Ju sugjerojmë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
Hanë mish njeriu dhe përdorin kafkat si enë gatimi, brenda fiseve të fundit kanibale në botë

Hanë mish njeriu dhe përdorin kafkat si enë gatimi, brenda fiseve të fundit kanibale në botë

“Artist apo Robot?” Debati mbi autenticitetin e ESC – Festivali i 68 ́të i Eurovizionit!

“Artist apo Robot?” Debati mbi autenticitetin e ESC – Festivali i 68 ́të i Eurovizionit!

Ministrat e BE-së do të takojnë diplomatët e lartë izraelitë dhe palestinezë

Nisma e PS në luftën kundër korrupsionit, Delegacioni i BE-së: Të mos preket Reforma në Drejtësi!

TE FUNDIT

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
9 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte...

Lexo më shumë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Lexo më shumë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
9 Qershor, 2025

Kremlini e përshkroi planin e afërt të Mark Rutte për një rritje të madhe të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com