Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet e projektit të shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se kjo shkollë është pjesë e një zinxhiri veprash të reja arsimore për të mbështetur arsimin profesional.
“Mirëmëngjes dhe me projektin e rilindjes së shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër, pjesë e një zinxhiri veprash të reja arsimore në mbështetje të ambicies sonë për Arsimin Profesional për Shqipërinë 2030”, shkruan Rama.