Shqipëria ka një numër të lartë vizitorësh edhe gjatë dimrit. Për të apasionuarit e malit, Maja e Mencekut në Tiranë, është një destinacion i preferuar për shqiptarët, por edhe të huajt.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotografi nga Maja e Mencekut në Tiranës, e mbuluar nga bora ndërsa shihen edhe grupe të apasionuar nga malet.
“MIRËMËNGJES
dhe nga Maja e Mencekut në Tiranë, një tjetër destinacion për të apasionuarit e malit, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan kryeministri.