Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi me pensionistët që ka zhvilluar ditën e sotme.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se vijojnë diskutimet e hapura për pensionet në rrugën drejt “Shqipërisë 2030”.
Ndër të tjera Rama thotë se vazhdon angazhimi i qeverisë dhe grupit parlamentar për të ndarë me të moshuarit mendimet dhe sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit.
“Vijojmë Diskutimin e Hapur për pensionet në rrugën drejt #Shqipërisë2030 me angazhimin e palëkundur të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët vizionin e duhur dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit. Bashkë drejt #2030″, shkruan Rama.