Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp me Shefin e diplomacisë europiane Josep Borrell në Bruksel.
Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se duhet që të ç’tensionohet situata në Veri të Kosovës.
Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është e angazhuar që të punoj me BE për të mos lejuar që kjo situatë të prekë rajonin në mënyrë negative.
“Ka ardhur koha për shtensionimin e situatës, e kemi përmendur disa herë këtë, por është bërë gjithmonë e më urgjente. Shqipëria është e angazhuar që të punoj me ju për të mos lejuar që kjo situatë të prekë rajonin në mënyrë negative. Ka ende shumë gjëra për të bërë. Nuk mund të lëmë që gjithçka të shembet sikur të ishte një kështjellë prej rëre”- tha ai.