Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama-Meta, c’est la vie

2016/02/18 at 1:23 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama-Meta, c’est la vie

Nga Artur Zheji


Në ecejaket nëpër Shqipëri, Rama duket mjaft elektoral, duke ushqyer bindjen apo iluzionin, që ai, Kryeministri, nuk e përjashton, që zgjedhjet, mund të jenë edhe më afër se viti 2017. Nga ana tjetër, edhe Meta, që është pa dyshim, tradicionalisht, më rrënjë-thelli në lidhjet e përditshme me bazën e partisë së vetë, që dhe është, që në lindje të vetë, një “korparmatë” elektorale, duket se komunikimet me bazën dhe njerëzit që e popullojnë atë, i ka në intensitet të plotë.

E pra, e parë nga ana organizative, përtej buzëqeshjeve dhe takimeve të shpeshta dhe të rregullta koordinuese, palët janë me sa duket, gati edhe për provën e forcës. Mirëpo, ndonëse formacionet politike respektive, janë apo po përsosin gjendjen e gatishmërisë, kryetarët, Rama dhe Meta pra, shfaqin një hezitim të lexueshëm, duke fshehur sipërfaqësisht, sidomos mbas shtator-tetorit të kaluar, tensionimet apo mosdakordësimet e tyre.

Shpesh sipas fjalës se, gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi, kolegët miq dhe armiq të gazetarisë agresive shqiptare, ca prej të cilëve ua faltë Zoti shpirtin e mjeruar që kanë, gërmojnë si edhe është e udhës, të gjejnë arsyet se përse kjo çarje nuk po ndodh ende. Ndonëse, deri në muajin Mars ka ende mjaftueshëm kohë, për të bërë zgjedhje të parakohshme në verën ose në vjeshtën e këtij viti.

Për të qenë më i kuptueshëm, po i grupoj arsyet e hezitimit të deritanishëm të Ramës dhe të Metës, në dy grupe të mëdha kryesore.

3 arsyet e Ramës, për të ruajtur Koalicionin

Arsyeja e Parë, përkon me një llogari të ftohtë zgjedhore, që lidhet me analizën se sot LSI, është tashmë një forcë politike e qëndrueshme, jo vetëm si formacion organizativ, por edhe në treguesin e rezultateve të qëndrueshme elektorale 2013-2015, me tendencë rritjen. Kjo përkthehet në përllogaritje numrash në terren, që më pas përcaktojnë numrat në Kuvendin e Shqipërisë, ku sipas sondazheve, LSI, nuk mund të zbresë asesi nën 15 deputetë dhe që ka si trend dhe pikësynim, mbërritjen apo kapërcimin e numrit të 20 deputetëve. Që të kuptohemi, këtu nuk bëhet fjalë, për garë elektorale në brendësi të një koalicioni, siç edhe ishte rasti i vitit 2013, por për një konkurrim të mëvetshëm të kësaj force politike.

Arsyeja e Dytë, lidhet padyshim me konsumin që natyrshëm pëson çdo forcë politike në pushtet, si edhe krizën ekonomike në Shqipëri, që nuk është çrrënjosur dot në këto 3 vite qeverisëse. Ky konsum, në rastin më të mirë, e mban rezultatin elektoral të PS-së, të mbërthyer në nivelin e vitit të mbarë për të Majtën dhe mbas 8 vite konsumi të qeverisë Berisha, pra në rreth 64 deputetë. Ndërsa në rastin më të keq, ky numër mund të zbresë edhe në 60 apo më pak deputetë.

Arsyeja e Tretë, lidhet edhe ajo me situatën ekonomike, që pavarësisht largimit të ministrit të Financave Cani, tregues edhe ky, që në financa punët shkojnë jo mirë, do të trembnin këdo që të merrte në sy një palë zgjedhje të parakohshme. Pavarësisht elokuencës së pamohueshme të kryeministrit, bilancet janë tejet të brishta. E pra, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt.

Nga ana tjetër, Meta, ka edhe ai arsyet e veta. Është më i ri se Rama dhe mbas largimit të vrullshëm nga PS në vitin 2004, ka mësuar tashmë të presë e të mos ngutet.

Arsyeja e tij e parë, lidhet me sondazhet. Sipas tyre, dëshmohet një konsolidim i pabujshëm i LSI-së, gjë që Meta e ka në favor. Nga ana tjetër, nuk ka shenja që Rama, të ketë ambicie për të shkëputur me anë të pushtetit, copa apo copëza të kësaj partie, me qëllim dobësimin e saj. Duke ju shmangur përplasjes frontale me opozitën, Meta po forcon perceptimin se kërkon të rrisë ndikimin e tij drejt asaj shtrese te popullsisë, që nuk parapëlqen luftën politike. Dhe kjo nuk është një shtresë e vogël.

Arsyeja e dytë, është ligji elektoral. Ky ligj që është sot, nuk e favorizon garën e vetmuar dhe kërkon shumë aleanca. Mirëpo partitë që janë sot si elektrone të lira dhe të gatshme për koalicione me LSI-në, janë të dobëta, të vjetruara dhe të harruara nga opinioni publik. Si një politikan i sprovuar tashmë, Meta, mban larg radikalët që ka rreth vetes dhe pret kohën e vetë, simbas instinktit dhe tik-takut të orës së vetë politike. Ka nga ata që mendojnë se ky është dhe gabimi më i madh politik, që ai po bën ndaj Ramës.

Arsyeja e tretë, lidhet ndoshta me “shpresën” se marrëdhëniet me Ramën, e kanë kaluar tashmë pikën e vetë më kritike dhe se ndoshta mund të ristabilizohen. Fakt është që Meta i sotshëm, ngjan gjithmonë e më pak me Metën gjaknxehtë të vitit 2004. Që do të thotë se ambicia e tij politike, kënaqet sot me më pak se sa dje, pasi ai, ka sot një lexim më realist dhe më gjakftohtë të realitetit politik që e rrethon. Nuk përjashtohet që komentet që qarkullojnë për pikësynimin e tij presidencial, të jenë të vërteta. Dhe ky pikësynim mbërrihet vetëm përmes votave të PS-së në Kuvend. Kështu që “durimi” dhe “qetësia”, janë me sa duket ekuacioni i tij politik që ka vendosur të zbatojë.

Njëherazi janë rreshtuar këto 3 palë arsye të ndërthurura, që nuk përjashtojnë edhe dhjetëra të tjera që nuk mund t’i dimë ose nuk mund t’i themi, sepse na kap ligji nëse nuk kemi prova, ka një konsensus mjaft të gjerë që lidhet me muajin mars, si muaji vendimtar kur pritet të kthjellohet, nëse këto arsye që analizuam më lart, do t’i mbajnë nën fre, kuajt e luftës politike brenda të majtës shqiptare.



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Fëmijët flenë në dhomë, shqiptari mbyt gruan nga xhelozia 

Fëmijët flenë në dhomë, shqiptari mbyt gruan nga xhelozia 

Njihuni me smartphone-n që do të kushtojë 7 $

Njihuni me smartphone-n që do të kushtojë 7 $

Ja çfarë duhet të hani kur jeni të stresuar

Ja çfarë duhet të hani kur jeni të stresuar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com