Kryeministri Edi Rama, gjatë pritjes së Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, është shprehur se kjo është vizita e tij e dytë në vendin tonë në një kohë të shkurtër.
”Është nder i madh t’ju mirëpresim sërish në vendin tonë për të dytë në një kohë kaq të shkurtër”, iu drejtua Rama.
Ai e ka cilësuar jo vetëm nder vizitën e Presidentit të Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, por edhe një privilegj të posaçëm për të dhe qeverinë shqiptare.
Sipas tij, Sheikh Muhammed Bin Zayed është një anëtar i familjes, që edhe pse larg, nuk i lë fijet e dashurisë të këputen.
“Nuk i lejohet një myslimani të shmangë vëllanë e tij për më shumë se tre ditë. Ju erdhët si ai që përshëndeti i parë, si një anëtar i familjesm që edhe pse larg, nuk i lë fijet e dashurisë të këputen.
Në fillim dëgjuam për Emiratet e Bashkuara, pastaj mësuam për ta dhe mësuam t’i vlerësojmë. Ju më mësoni se vëllazëria e vërtetë jetohet, duke qëndruar sëbashku në të vërtetën, duke përqafuar urtësinë.”