Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Jeruzalem të Izraelit, e cila ka nisur prej 25 janarit dhe do të mbyllet ditën e martë, më 27 janar. Vizita zhvillohet në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Shefi i qeverisë është pritur nga homologu Benjamin Netanjahu, me të cilin mbajti edhe një deklaratë për shtyp.
Gjatw fjalws sw tij, Rama u shpreh se Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera me Izraelin. Sipas kreut të qeverisë, edhe pse shumica e popullsisë shqiptare është myslimane, u bashkua me vuajtjen e popullit palestinez, dhe nuk shprehu urrejtje ndaj izraelit.
Rama shtoi se Shqipëria është kundër antisemitizmit.
“Dua te theksoj se Shqipëia dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera, që i kanë rrënjët në miqësinë e thellë, të popullit shqiptar dhe hebre ku më shumë se një herë, hebrenjtë erdhën u vendosën në brigjet tona. Trashëgimia historike e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit, e bën këtë lidhje thellësisht të veçantë, një dëshmi që kurrë nuk duhet ta harrojmë, duhet ta trashëgojmë brez pas brezi. Qeveria është e përkushtuar për ta kremtuar këtë trashëgimi. Edhe pse popullsia shqiptare me shumicë myslimane u bashkua me vuajtjen e popullit palestinez, shqiptarët nuk u mblodhën në mitinjge urrejtje kundër Izraelit. Kjo përbën kontrast ë theksuar, për atë që ka ndodhur në vende të tjera të Europës. Vendi ynë qëndron kundër antisemitizmit dhe islamofobisë,” theksoi Kryeministri Rama.
















