Pas Asamblesë Kombëtare dhe mbledhjeve informale me qeverinë dhe grupin parlamentar të PS, ditën e nesërme kryesocialisti dhe njëherësh kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me drejtuesit politik të qarqeve dhe krybashkikët socialsit.
Burime për “Opinion.al” bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet në orën 14:00 te Pallati i Kongreseve. Ky takim bëhet në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet paralamentare të 2025-ës.
Më herët, Rama u ka kërkuar deputetëve dhe drejtuesve të strukturave të PS të jenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët si dhe të jenë më aktivë në rrjetet sociale për të paraqitur aktivitetet e tyre./Opinion.al