Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat, kryesinë e Grupit Parlamentar dhe drejtuesit politikë të PS, në vilën qeveritare, në datat 7 dhe 8 Mars.
Një nga temat kryesore do të jenë zgjedhjet, me theks të veçantë në strategjitë që do të ndjekë PS për të garantuar fitoren.
Ndërkohë, përfundon dhe afati për regjistrimin e migrantëve, që i fut socialistët në një tjetër fazë fushate edhe jashtë vendit.
Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.
Sipas Klan News, në këtë mbledhje, kreu i qeverisë do të kalojë në sitë angazhimin e gjithësecilit për të bërë një vlerësim të punës së deritanishme.