Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me drejtuesit politikë të PS në qarqe. Burime për Klan News bëjnë me dije se takimi pritet që të nisë në orën 08:30.
Ky takim vjen pas atij me kabinetin qeveritar të zhvilluar më 5 Janar, pas pushimeve të Vitit të Ri.
Në atë takim kreu i qeverisë dhe ministrat diskutuan për objektivat e qeverisë përgjatë vitit 2022./Opinion.al