Ditën e premte Grupi Parlamentar i PS do të mblidhet në Elbasan në një takim informal.
Sipas agjendës, do të jetë Niko Peleshi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, ai që do të mbajë fjalën hapëse.
Synimi i kësaj mbledhjeje do të jetë realizimi i një analize dhe udhëzimet për zgjedhjet e ardhshme, por fokusi kryesor do të jetë komunikimi në rrjetet sociale si dhe angazhimi i deputetëve në terren.