Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë të dielën në Durrës, Asamblenë kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të rienergjizimit të partisë.
Takimi do të mbahet në një prej resorteve të qytetit, dhe pritet të nisë në orën 11 me fjalën e kryeministrit Rama.
Asambleja do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama.
Më pas do të mbajë fjalën sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi mbi zbatimin e detyrave të Asamblesë Kombëtare për rienergjizimin e partisë, korrigjimin e mangësive të evidentuara dhe anëtarësimet e reja.
Sipas agjendës, do të jetë raportime, diskutime nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare për zbatimin e detyrave të ngarkuara.
Më pas pritet miratimi i dy projekt udhëzimeve, “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti” dhe “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NjA”.