Kryeministri Edi Rama, njofton se është mbështetur Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës përmes Programit të Ndërkombëtarizimit për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se ky laborator shërben si një qendër inovatore për zhvillimin e praktikave të studentëve, studimeve interaktive dhe infrastrukturës së kërkimit shkencor, si dhe ngritjen e kapaciteteve për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet prestigjioze europiane.
“Përmes Programit të Ndërkombëtarizimit, mbështetëm Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane, si një qendër inovatore për zhvillimin e praktikave të studentëve, studimeve interaktive dhe infrastrukturës së kërkimit shkencor, si dhe ngritjen e kapaciteteve për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet prestigjioze europiane”, shkruan Rama./Opinion.al