TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbërriti në Parlament sot më herët se të enjtet e tjera. Në orën 09:45, Rama është parë të hyj në oborr, jo nga dera kryesore e Parlamentit, por nga ajo anësore (Akademia e Shkencave).
Rama ecën në këmbë i shoqëruar nga deputeti i LSI, Spartak Braho.
Ndërkaq në hyrjen kryesore janë vendosur forca të shumta policie. Masat e sigurisë merren për protestën e PD-së.