Kryeministri Edi Rama ka firmosur lirimin nga detyra të zv.Ministrit të Mbrojtjes Idlir Peçi. Ky vendim është marrë në datën 3 korrik gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave. “Me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”- thuhet ne vendim.
Vendimi
VENDIM Nr. 481, datë 3.7.2017
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI Edi Rama