Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, letër vendeve të KiE: Hiqni njollën e turpit për trafikim organesh mbi kombin tonë

2022/10/18 at 8:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama: Shumë shpejt satelitët do të pasohen nga dronët e armatosur

Kryeministri Edi Rama pas fjalimit të tij në Asamblenë e KiE-së, iu ka dërguar një letër kryetarëve të shteteve e qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës,  ku kërkon mbështetje për rrëzimin e rezolutës, në të cilën Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe krerët e saj akuzohen për trafik organesh gjatë luftës së Kosovës.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se e ka dërguar këtë letër për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës.

Rama thekson se shpreson në mbështetjen e shteteve anëtare për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues si korrigjim i atij që kryeministri e cilëson gabim tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të përndjekin kombin shqiptar.

Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES

dhe duke ju informuar se dje kam firmosur letrën e mëposhtme, drejtuar kryetarëve të shteteve e qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës, në vijim të përpjekjes së nisur ndërkombëtarisht me fjalimin para Asamblesë Parlamentare, për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë

————————————————————

I/E dashur …

Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë mirë. Po ju shkruaj për të kërkuar vëmendjen tuaj për një çështje thelbësore, jo vetëm për vendin dhe popullin që përfaqësoj, por për të gjithë ne. Kjo çështje ka të bëjë me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, vlera bazë në themel të çdo sistemi demokratik – ato vlera të cilat i nderojmë në punën tonë të përditshme e që kërcënohen gjithmonë e më shumë në situatën politike aktuale.

Ashtu siç mund të jeni në dijeni, në vitin 2008, një ish-prokurore e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë (GjNPIJ), Carla Del Ponte, botoi librin e saj me kujtime, “Zonja Prokurore”. Aty, ajo pretendonte se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës kishin kryer krime të tmerrshme, përfshi, mbi të gjitha, trafikim të shfrenuar të organeve njerëzore.

Akuzat e saj u mohuan me forcë në Shqipëri, Kosovë dhe tjetërkund në rajon, për arsyen e thjeshtë se hetimet e kryera përgjatë disa viteve nga kryeprokurorja e GjNPIJ-së, përfshi Shqipërinë, kishin qenë tërësisht jobindëse. Kjo duhej të kishte mjaftuar që çështja të mbyllej aty ku kishte nisur: në faqet e një trillimi joletrar. Përkundrazi, ajo u çua më tej nga të tjerë, konkretisht nga anëtarët e partisë “Rusia e Bashkuar” e Putinit në Këshillin e Europës, të cilët e instrumentalizuan atë për të ushqyer më tej narrativën ruse mbi Kosovën. Më pas, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës iu paraqit një raport (sërish, në mungesë provash). Nisur nga raporti dhe serioziteti i akuzave, në janar 2011, Asambleja miratoi rezolutën 1782, titulluar “Hetimi i akuzave për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë”.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, të gjitha përpjekjet për hetime të bëra qysh atëherë, kombëtarisht, në rajon a ndërkombëtarisht, për të provuar pretendimet për trafikimin e organeve njerëzore, ia kanë dalë të vërtetojnë atë që dihej: nuk ka absolutisht asnjë provë, qoftë në Shqipëri a gjetkë në rajon, për nxjerrje dhe trafikim organesh, e cila do të mund t’i ngarkohej qoftë edhe një pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për më tepër, aktakuzat e paraqitura nga Dhomat e Specializuara në Hagë nuk përmbajnë as edhe një fjalë të vetme lidhur me nxjerrjen dhe trafikimin e pretenduar të organeve njerëzore.

Sado e çuditshme të duket kjo, nuk ka fakte, nuk ka autorë, nuk ka viktima të trafikimit të organeve njerëzore. Raporti dhe rezoluta që pasoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës u mbështetën më tepër në spekulime sesa në fakte, në thashetheme që qarkullonin në vend të provave. Ato tanimë janë kthyer në një njollosje të pamerituar të atyre që janë akuzuar pa të drejtë dhe në një turp për politikën ndërkombëtare.

Më 13 tetor 2022, i paraqita këto argumente përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për t’i bërë thirrje për hartimin e një raporti vijues. Çështja ka një rëndësi sipërore, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e individëve të akuzuar padrejtësisht për krime që nuk i kanë kryer kurrë. Ajo nuk ka thjesht të bëjë me mbrojtjen e procesit të rregullt ligjor përmes procedurave të gjykatës, një proces i rregullt që duhet të jetë i drejtë e i pa të meta. Por ka të bëjë me qytetarët e vendit tim, Shqipërisë, që vazhdojnë të jenë shënjestër e stereotipeve të rrezikshme e të pabaza si ky dhe viktima të armiqësisë e të ksenofobisë që akuza të tilla ushqejnë. Ka të bëjë gjithashtu me të vërtetën dhe drejtësinë, pa të cilat minohet vetë integriteti e besueshmëria e politikës ndërkombëtare dhe e institucioneve të saj.

Për dijeninë tuaj, po ju bashkëlidh një kopje të fjalës sime të mbajtur përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, si dhe një kopje të rezolutës së miratuar për këtë çështje nga Kuvendi i Shqipërisë.

Shpresoj në mbështetjen tuaj personale dhe atë të anëtarëve të delegacionit të vendit tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për miratimin e kërkesës sonë, për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues, si korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të na përndjekin.

Më lejoni t’ju falënderoj paraprakisht nga zemra për ndihmën.

Sinqerisht,

Edi Rama

 



Ju sugjerojmë

Protesta 22 Dhjetorit, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet
Kryesore

Protesta 22 Dhjetorit, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

20 Dhjetor, 2025 1:04 pm
Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
Kryesore

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

20 Dhjetor, 2025 12:01 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

20 Dhjetor, 2025 11:50 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

20 Dhjetor, 2025 10:52 am
Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?
Bota

Kush dhe çfarë përfshihet në dosjet Epstein?

20 Dhjetor, 2025 10:51 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

20 Dhjetor, 2025 10:33 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

20 Dhjetor, 2025 9:45 am
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
Bota

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

20 Dhjetor, 2025 8:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

20 Dhjetor, 2025 8:46 am
Para
Scholz vendos t’i lërë në punë centralet bërthamorë gjatë dimrit

Scholz vendos t’i lërë në punë centralet bërthamorë gjatë dimrit

Paris, 24-vjeçarja abuzoi me 12-vjeçaren para se ta vriste, e futi të gjymtuar në valixhe

Paris, 24-vjeçarja abuzoi me 12-vjeçaren para se ta vriste, e futi të gjymtuar në valixhe

Gjendet i mbytur në lumin Drin i Zi një burrë

Gjendet i mbytur në lumin Drin i Zi një burrë
















TE FUNDIT

Protesta 22 Dhjetorit, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Protesta 22 Dhjetorit, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet
20 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD Sali Berisha ka deklaruar se në protestën kombëtare të opozitës më 22 Dhjetor, do t’i jepet ultimatum...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK

Çështja “Balluku”, Bardhi-Peleshit: Mblidh Këshillin, të shqyrtojmë provat e SPAK
20 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,Gazment Bardhi, i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të martën në orën 11:00 të...

Lexo më shumë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
20 Dhjetor, 2025

Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave po mbajnë një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike...

Lexo më shumë

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
20 Dhjetor, 2025

Forcat amerikane kryen sulme ajrore në Siri ndaj dhjetëra objektivave të lidhura me ISIS, si përgjigje ndaj sulmit të fundit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com