Asambleja Socialiste po zhvillon punimet në Pallatin e Kongreseve. Rreth 350 anëtarë të mbledhur, po dëgjojnë fjalimin e kryesocialistit Edi Rama. Në përfundim të tij, kryeministri do të shpallë edhe emrat për qeverinë e re.
Fjalimin e tij e nisi me Tiranën, e cila prej 7 muajsh kryetarin Erion Veliaj e ka në qeli. Duhet të adresojmë emergjencën e krijuar me drejtimin e Tiranës, tha Rama, ndërsa shprehu edhe njëherë mbështetjen për drejtësinë. Rama tha se drejtësia po cakton në pazar fatin e të hetuarve, por asesi nuk do nxjerrin artilerinë tonë kundër SPAK.
Jemi mbledhur në këtë takim te parë të 4-vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të katërt i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re. Do na duhet të adresojmë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj e ndajmë të gjithë së bashku.. nuk kemi pasur dhe nuk do kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësinë me reformën në drejtësi dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor.