Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama komenton Brexit: BE-ja më e dobët, Britania aspak më e fortë

2016/06/25 at 7:51 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama komenton Brexit: BE-ja më e dobët, Britania aspak më e fortë

Kryeministri Rama ka reaguar zyrtarisht për herë të parë për referendumin në Britani, që i dha OK daljes së këtij vendi nga Bashkimi Europian.


Rama ka shprehur keqardhje për votën pro Brexit të britanikëve, duke thënë se sot Europa është më e dobët, ndërsa Britania aspak më e fortë se Europa që dobësoi sot.

Ai ka postuar një koment të gjatë në profilin e tij në “Facebook” me titullin “Britania, Bashkimi Europian, Shqipëria”, ku flet edhe për ndikimin e Brexit për vendin tonë.

BRITANIA, BASHKIMI EUROPIAN, SHQIPËRIA

Edi Rama

Sot Europa është më e dobët. Ndërsa Britania aspak më e fortë, në mos edhe më e dobët se Europa që ka dobësuar. Të dyja bashkë, pavarësisht nga njëra – tjera tanimë, përballen me paqartësinë dramatike të së nesërmes.

Nëse Europa nuk e di çfarë e pret politikisht, me efektin e mundshëm zinxhir të ikjes, Britania aq më pak mund të jetë e sigurtë për atë që vjen. Sepse ata që deshën të qendronin në BE ishin rinia, Londra, Irlanda dhe Skocia. Kjo e fundit e ka shpallur menjëherë hapur ambicien e vet, per t’u shkëputur nga Britania me një referendum të ri dhe per t’u integruar si shtet i pavarur në Europë. Në Irlandë janë ripërvijuar sa hap e mbyll, vijat e vjetra ndarëse dhe zëri që thërret për shkëputje është ngritur lart. Në Londer ka nisur firmosja e një peticioni, për shpalljen e pavarësisë nga Britania(!).

Nëse ky peticion s’mund të merret seriozisht si ndonjë hap real drejt shkëputjes nga trupi i Anglisë, nuk mund të mos merret seriozisht çarja e madhe që tregoi vota popullore, mes lokomotivës së ekonomisë britanike dhe vagonave të gjysmës së fundit të trenit të saj – të cilët peshuan më shumë në votimin e djeshëm. Gjithçka mbetet për t’u parë, po çka nuk ka diskutim është se nesër në mëngjes, Britania e Madhe nuk do të gdhihet as më e fortë dhe as më e qartë.

Se cili do të jetë reagimi politik i Brukselit dhe se sa është në fakt, Brukseli, i aftë për ta pasur një reagim real, kundër inercisë që e udhëheq tanimë prej shumë vitesh, në një rrugë gjithnjë e më pak inspiruese për popujt e Familjes së Bashkuar, edhe kjo mbetet për t’u parë. Po hëpërhë, deri kur reagimi do të vijë, nëse do të vijë ndonjëherë, Europa është sot më shumë se dje një mish për topat e ekstremistëve të djathtë dhe lëvizjeve antipolitike, që dinë kë nuk duan, po s’kanë asnjë aftësi për të kuptuar dhe lëre më pastaj për të bërë atë që duhet.

Shqiperia në këtë mes nuk do të hynte fare, nëse nuk do ta fusnin qoftë edhe pa e thënë, në këtë valle, interesat e atyre që këtu nuk duan shtet, nuk duan ligjshmëri, nuk duan reformat e sakrificat që kërkon zhvillimi real. Po duan veç pushtetin që kanë humbur apo privilegje gjithëfarë që s’duan t’i humbin ose përfitime që nuk u takojnë. Nuk do të hynte në këtë mes fare Shqipëria, sepse për ne nuk ka asnjë rrugë tjetër nga kjo e integrimit europian, për t’u bërë një shoqëri që bashkëjeton me ligje, funksionon përmes institucioneve dhe zhvillohet mbi disa vlera, parime e rregulla të gjithëpranuara. Të cilat, pa Europën, pa kaluar përmes “ferrit” të procesit të integrimit europian, ne nuk do të ishim kurrë të aftë t’ia impononim vetvetes, në këtë fazë të historise sonë.

Çka dua të them është se, edhe nëse parashikimi për fatin e Europës së Bashkuar, do të ishte sot shkrirja e plotë e saj pas 5 vjetësh (çka unë nuk e besoj se do të ndodhë as pas 5 e as pas 10 a më shumë vjetësh sidoqoftë), ne duhet të vazhdonim të luftonim çdo ditë për t’u bërë anëtarë të saj. Sepse për ne, rruga e kësaj lufte nuk është rruga për të shkuar aty nga të tjerët duan të ikin, po e vetmja rrugë për t’u bërë shtet modern, duke fituar hap pas hapi, betejat e transformimit jetik të vendit e të shoqërisë sonë!

Ne nuk jemi Britania e Madhe, një shtet solid që kërkon një rrugë të re, krejt të panjohur edhe për atë vetë. Ne jemi një popull europian në mes të Europës që ende s’kemi shtetin tonë europian. Të cilin mund ta ndërtojmë, vetëm duke vazhduar në të vetmen rrugë të njohur, atë të Bashkimit Europian.

 



Ju sugjerojmë

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
Bota

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

17 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
Bota

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

17 Korrik, 2025 8:57 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..
Rajoni

Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..

17 Korrik, 2025 7:30 pm
Spiropali në Turqi, kryeparlametarja nderon Mustafa Qemal Atatürkun
Politikë

Spiropali në Turqi, kryeparlametarja nderon Mustafa Qemal Atatürkun

17 Korrik, 2025 7:12 pm
Kush janë druzët dhe pse i mbron Izraeli?
Bota

Kush janë druzët dhe pse i mbron Izraeli?

17 Korrik, 2025 6:45 pm
Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit

17 Korrik, 2025 6:21 pm
Para

A është Brexit fundi i BE’së? Juncker nuk përgjigjet dhe lë sallën

Detajet/ Ky është një nga dy shqiptarët e masakrës së Qipros

Detajet/ Ky është një nga dy shqiptarët e masakrës së Qipros

Noizy degjeneron Ledionin: “Bjeri b*thës hapur, kollovar”

Noizy degjeneron Ledionin: “Bjeri b*thës hapur, kollovar”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
17 Korrik, 2025

Situata problematike me zjarret në vendin tonë vijon të jetë prezente. Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale...

Lexo më shumë

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
17 Korrik, 2025

Tetë foshnja të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave,...

Lexo më shumë

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
17 Korrik, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë së fundmi një intervistë për New York Post, ku ka zbuluar se po...

Lexo më shumë

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
17 Korrik, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com