Kryeministri, Edi Rama në një postim në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve të dy pilotëve që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit në Liqenin e Shkodrës.
Rama, shkruan se “kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha i shërbyen atdheut me profesionalizëm e përkushtim. Nderim për ta ngushëllime familjeve të tyre”.
Helikopteri EC 145 Cougar u nis mëngjesin e sotëm nga Farka në orën 12:10 në një fluturim stërvitor. Por humbi kontaktin në orën 13:45 me Qendrën e Kontrollit dhe Raportimit në Rinas.