TIRANE- Rama bëri autokritike për gjendjen ku e ka lënë TVSH që përpos të tjerave nuk po zgjedh dot as drejtorin prej dy vitesh. “Brenda maxhorancës nuk po gjendet dakordësia për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të TVSH-së”, tha Kryeministri.
“TVSH është sot struktura më e prapambetur, por njëkohësisht dhe më e paguar e botës së medias. Televizione me shumë më pak para, më pak investime, me më pak njerëz bëjnë audiencë shumë më të lartë. Nuk ka asnjë përgjegjësi dhe asnjë arsye që unë të kritikoj askënd në atë strukturë, për sa kohë përgjegjësia dhe kritika duhet ti shkojë drejtpërdrejt kësaj shumice qeverisëse, dhe po të doni dhe mua bashkë me bashkëkryetarin. Kemi votuar një ligj absurd, për një konsensus absurd për të drejtuar një ndërmarrje publike që ka një mision shumë të madh, informimin e publikut, bazuar tek interesi i publikut dhe jo tek interesi
komercial. Këtu nuk gjejmë dot drejtorin e televizionit, sikur po zgjedhim sekretarin e OKBsë, Ban Ki Moon.”tha Rama.
Dy janë rrugët, tha ai, ose do të arrihet dakordësia, ose të ndryshohet ligji.