Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rama ka lejtnantë të fortë”/Berisha: Regjistrimet e “SKY” e “Encrochat” kanë zbuluar…

2023/08/23 at 12:00 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama ka lejtnantë të fortë”/Berisha: Regjistrimet e “SKY” e “Encrochat” kanë zbuluar…

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot tryezën me temë “Pushteti i Krimit”, ku foli edhe për arrestimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kryeministri Edi Rama darkonte në hotelin e Gjokës dhe shpërblim këtij të fundit i shpallej hoteli me “5 yje”.

Ndër të tjera ai u shpreh se Rama ka lejtnantë e tij më të fortë.

“Rezultatet e regjistrimeve të SKY ECC dhe EncroChat, kanë bërë autopsinë e këtij krimi.

Por ai ka qenë i njohur. Nëse marrim Pëllumb Gjokën, baronin e drogës dhe vrasjeve, mikun e Edi Ramës, e dinë që ka bërë vrasje për të marrë tokën në Velipojë, e dinë që ka shkelmuar vendimet e gjykatave për të marrë pronat, e dinë që për një motel- Edi Rama që drekonte dhe darkonte me të- ia shpallte si hotel me pesë yje për t’i dhënë bashkë me Oltin licencën e kazinozë.

Shqiptarët i kanë denoncuar këto, nuk kanë heshtur.

Ai që quhet qytetar dixhital, që është qytetar real, i guximshëm, i ka denoncuar të gjitha.

Me gjithë këto denoncime, Pëllumb Gjoka jo vetëm nuk lëkundej, por merr shpërblimin, merr titullin e investitorit strategjik. Edi Rama ka lejtnantë të tjerë edhe më të fuqishëm.

Shoqëria shqiptare duhet të reagojë, ndryshe është në suicid. Opozita shqiptare duhet të reagojë, ndryshe është në suicid. Është në një rreth fatal, ku vota shndërrohet në krim dhe krimi në votë.

Nuk ka hanxhar më të mprehtë mbi kokën e një kombi se ky hanxhar. Ju e dini, nuk ka nevojë të jap shembuj, por Bajrët me Pëllumb Gjokën, vendosën Shkodrën në pushtim të plotë.

Liruan nga burgu Safetin, u bashkuan të gjithë, terrorizonin Shkodrën me në krye ministren e Ramës, Spiropalen. Spiropali ishte një zbatuese e porosive, kurse fijet e Bajrëve çonin te Taulant Balla dhe Edi Rama. Fijet e Pëllumb Gjokës ishin direkt te Edi Rama. Fijet e bandave të Laçit, Beratit, Elbasanit ishin direkt te Edi Rama.

Çfarë ndodhi me dorëzimin e një pjese të transkriptimeve të shërbimeve të inteligjencës franceze, belge, holandeze dhe britanike?

Një shtrëngim ekstrem i radhëve të krimit. Edi Rama emëroi në krye të ministrisë personin që është i interceptuar duke ndërsyer banditët kundër kundërshtarëve politikë, Taulant Ballën.

Emëron Taulant Ballën, që jo vetëm në telefonat e kriptuar, por edhe në telefonat të organeve ligjzbatuese të Shqipërisë, është i regjistruar në të gjitha variantet.

Është politikani më i regjistruar në të gjitha variantet, duke komanduar bandat, duke porositur vrasjet. Që i shkatërrohen përgjimet me vendim gjykate dhe prokurori.

Është i denoncuar në sallën e gjyqit si një njeri që është angazhuar në porosi vrasje.

Ndodhi ngjarja e 21 prillit, Ardi Veliu, një nga balozët më të zi të krimit në Shqipëri, Ballkan dhe Europë, doli menjëherë: trafikanti Greca nuk kishte asgjë në makinën e tij.

Në krye të kësaj ministrie, tani që transkriptimet e shërbimeve belge, franceze dhe holandeze, po vijnë në Shqipëri, u emërua përfaqësuesi politik më i rrezikshëm i krimit.

Saimir Tahiri nuk ishte as një e treta e Ballës për krimin”, tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Fredi Beleri e Lefter Alla lënë spitalin e burgut,transferohen te paraburgimi i Durrësit

Fredi Beleri e Lefter Alla lënë spitalin e burgut,transferohen te paraburgimi i Durrësit

Koncesioni i “sterilizimit”, Berisha: Beqaj përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve

Koncesioni i “sterilizimit”, Berisha: Beqaj përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve

Rama:Nafta e Shpiragut premium si e Arabisë Saudite, investimi shkon deri në 7 miliardë €

Rama:Nafta e Shpiragut premium si e Arabisë Saudite, investimi shkon deri në 7 miliardë €

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com