TIRANE-Edi Rama i është kthyer edhe një herë fenomenit në largimit të Shqiptarëve por edhe temës së punësimve. Ai i ka mëshuar edhe një herë argumenteve të tij se në Shqipëri ka punë por shqiptarët rrinë nëpër kafe duke tymosur. Ju sfidoj shkoni në bizneset përgjatë autostradës dhe shihni sa vende pune ka dhe ju e keni mendjen “të ikim, të ikim”. Vetëm një kompani kërkon 50 punëtorë të kualifikuar, por nuk do juristë, do tornitorë, saldatorë, etj për montime panelesh”, tha Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të gjatë në Kongresin e PS. /Opinion.al