Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se policia ka përgjuar disa personalitete, përmes një pajisje që e mban pa leje. Akuzat janë bërë nga opozita, por edhe LSI po e mbështet pasi votoi sot në Komision për thirrjen e Tahirit, Llallës e Ajazit për të dhënë shpjegime në Kuvend. Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, thotë se është sajesë dhe PD kërkon të shmangë reformën në drejtësi.