“Me Ilir Metën kemi shumë gjëra që na dallojnë se ndryshe do ishim një parti”.
Kështu përgjigjet Kryeministri Edi Rama kur pyetet nga gazetarja Xhunga për raportin me LSI.
Por Rama shton se në këtë koalicion nuk ka ndierë asnjë tendencë për të penguar asnjë reformë.
“E vetmja që do na ndante nga LSI, do ishte nëse ata do të ktheheshin në pengesë për reformat që kemi nisur”,tha Rama.