Kryeministri Rama ka komentuar me ironi përplasjen mes demokratëve dhe ndërkombëtarëve përsa i përket pretendimit të opozitës për përkthimin e gabuar të teksteve të Vettingut që i janë dërguar Komisionit të Venecias. “Gënjej unë, gënjen BE, gënjejnë SHBA, gënjejnë të gjithë veç Lulit e PD-së, që janë i vetmi përkthyes besnik i të vërtetave të këtij vendi”, shkruan Rama në një postim në Twitter. Kryeministri e mbyll mesazhin e tij me një ikonë të dy gishtave lart, një simbol ky i përdorur në politikën shqiptare nga demokratët.