Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama ironizon protestën e PD-së: “Më trishtoi edhe mua sheshi i zbrazur”

2017/05/13 at 6:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama ironizon protestën e PD-së: “Më trishtoi edhe mua sheshi i zbrazur”

Kryeministri Edi Rama ka lënë Selenicën ku ishte sot në takimin me të rinjtë, në momentin që opozita zhvillonte protestën e paralajmëruar në shesh, dhe ka postuar një shënim në profilin e tij në facebook, ku shkruan se pamja gjysmë e zbrazët e sheshit ka trishtuar edhe atë, dhe jo më demokratët.


SHËNIMI I DITËS

Të gjithë demokratëve të zakonshëm, që e duan Shqipërinë njësoj si unë, si ne të tjerët, që s’jemi votues të Partisë Demokratike, kam dëshirë t’u them vëllazërisht sot: Mos u ligshtoni!

Pamja gjysëm e zbrazët e bulevardit sot, më trishtoi edhe mua, jo më ju! Më trishtoi sepse, pavarësisht se jam kundërshtar natyral i PD ­së, nuk ndjehem aspak mirë që një parti e madhe shqiptare, është katandisur sot në një fantazëm të jetës sonë politike, në arratinë e saj prej zgjedhjeve për parlamentin e ri. Më trishtoi sepse, pavarësisht se as e kam votuar e as kam për ta votuar ndonjëherë PD-­në, nuk ndjehem aspak mirë që votuesit e saj kanë mbetur sot jetimë të një republike fantazëm.

E cila u premtohet, si oazi i një jete ku rafsha mos u vrafsha, ku të gjitha problemet e kësaj toke, janë të zgjidhura si me magji. Më trishtoi sepse, nuk arrij dot as ta imagjinoj, se si një grusht njerëzish, më saktë dy burra, njëri i tmerruar nga drejtësia e tjetri i lemerisur nga zgjedhjet, ta asgjesojnë një forcë historike si PD-­ja, për interesat e tyre krejt vetjake.

Po më shumë akoma më trishtuan edhe dy fraza ilustruese të kësaj pamjeje, që flet më shumë se 1000 fjalë për katandinë e PD­së! E para ishte fraza e liderit historik, kthyer tanimë në një fantazëm digjitale: 600 mijë vetë në bulevard! E dyta ishte fraza e kryetarit që s’u bë dot lider, kthyer tanimë në një rob i gënjeshtrave të veta: 600 mijë vetë në bulevard!

A ka nevojë për t’i dëgjuar më shumë, që të kuptosh se ose u ka dalë vetja krejt nga kontrolli, prej frikës së drejtësisë së re që po troket dhe lemerisë nga 18 qershori që po afron, ose pastaj tallen pa asnjë skrupull me vetë demokratët e zakonshëm, me hallet, problemet, nevojat e shpresat e tyre!

Nuk e di as vetë cila nga këto të dyja është e vërteta, mbase të dyja bashkë, por një gjë është e sigurtë: Lidershipi i PD­së nuk ka më asnjë lidhje me bazën e PD­së, asnjë lidhje me ata që e kanë votuar PD­në

zgjedhjet e shkuara dhe që do ta votonin prapë, nëse PD­ja nuk do të arratisej jashtë sistemit demokratik, në rrugën qorre të bojkotit të turpshëm të takimit me popullin sovran në zgjedhjet parlamentare.

Përralla pa asnjë kufi dhe cinizëm pa asnjë cak, siç po tregohen e manifestohen prej lidershipit të PD­së sot, nuk janë dëgjuar e as parë qysh nga koha e rënies së komunizmit në këtë vend.

Por sidoqoftë, dua t’u them demokratëve të zakonshëm, atyre që kanë njëqind e një arsye për të protestuar, njëqind e një motive për t’u ndjerë jo mirë me qeverinë tonë, njëqind e një shembuj për të treguar mbi çfarë ne nuk kemi ditur të bëjmë më mirë apo thjesht kemi bërë gabim:

Unë mbase nuk e zëvendësoj dot kurrë boshllëkun që ka lënë brenda jush, arratisja e PD­së në drejtim të paditur! Ne mbase nuk arrijmë dot kurrë të ndajmë të njëjtat bindje, të njëjtat sfida, të njëjtin drejtim politik në rrugën e të ardhmes. Por me siguri, unë dhe ju, kemi sot shumë më tepër gjëra të përbashkëta, se sa ju me ata që janë ngujuar në bunkerin prej plastmasi në bulevard, nga frika e drejtësisë! Unë dhe ju, duam Vetingun për të pastruar drejtësinë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar. Unë dhe ju duam një Shqipëri që nuk lufton me miqtë e partnerët e saj ndërkombëtarë, për interesat e disa politikanëve të korruptuar, që janë kapur me thonj pas pantallonave të gjykatësve e prokurorëve të korruptuar.

Unë dhe ju duam të hapim negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Unë dhe ju duam që ekonomia të rritet më shumë e më shpejt, duke çliruar me çdo kusht drejtësinë, për të thithur më shumë investime, dhe duke fuqizuar më tej arsimin profesional, për të pasur krah pune më të kualifikuar në ekonomi. Unë dhe ju duam që çdo shtëpi të legalizohet, çdo biznes të paguajë taksat në bazë të fitimit, çdo fëmijë të ketë një shkollë të denjë dhe çdo i sëmurë të marrë shërbimin shëndetësor që meriton.

Unë dhe ju, në fund të fundit, duam të shohim nga e ardhmja dhe të ndërtojmë të ardhmen në këtë vend, ndërkohë që dy udhëheqësit tuaj, duan ta pengojnë rrugën drejt të ardhmes, për të shpëtuar nga drejtësia gjykatësit e prokurorët që ju kanë mbytur juve, po njësoj si edhe socialistët e zakonshëm, për 27 vjet me radhë…

Nuk ju bëj thirrje të bëheni pjesë e Partisë Socialiste, po të bëhemi bashkë në 18 qershor! Për të hapur një faqe të re në historinë e Shqipërisë që duam, me shtet, punë, mirëqenie.

Nëse Partia Demokratike e shpërfilli votën tuaj, Shqipërisë i duhet edhe vota juaj! Për të ngritur më lart flamurin kuqezi të Skënderbeut e të Ismail Qemalit, duke bërë shtetin tonë dhe duke e bërë Shqipërinë edhe më të respektuar nga fqinjët e nga bota ku jetojmë.

Bëhuni bashkë me mua në 18 qershor dhe unë ju jap fjalën se nuk do të pendoheni, por do të ndjeheni edhe ju pjesë e vendimit të parë që do të marrë parlamenti i ri, menjëherë pas formimit të qeverisë së re:

Zhbllokimi i Vetingut dhe fillimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi! Respekt për të gjithë ju, pavarësisht kundërshtive që keni ndaj meje e qeverisë sot, dhe pavarësisht nëse do të bashkoheni apo jo me mua në takimin historik të 18 qershorit. Dhe mos e harroni, 18 qershori nuk është tanimë as për mua, as për ju, po për gjithë Shqipërinë!



Ju sugjerojmë

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
Para
Intervista/ Protesta e sotme, zyrtari i PD-së zbeh shifrat e Bashës: Ja sa ishin sot në shesh

Intervista/ Protesta e sotme, zyrtari i PD-së zbeh shifrat e Bashës: Ja sa ishin sot në shesh

Video/ Militanti ndalon në rrugë ministren: “Po si tja bëj o burrë, jam pa punë”

Video/ Militanti ndalon në rrugë ministren: "Po si tja bëj o burrë, jam pa punë"

Video/ Shakira në klipin e ri bashkë me Piquen

Video/ Shakira në klipin e ri bashkë me Piquen
















TE FUNDIT

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
26 Shtator, 2025

“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Kryeministri...

Lexo më shumë

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
26 Shtator, 2025

Emri i multimiliarderit Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein në lidhje me një vizitë të mundshme të njeriut...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com