Partia Socialiste po zhvillon një takim elektoral në qytetin e Durrësit.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama vlerësoi kryetarin aktual të bashkisë së këtij qyteti, Vangjush Dako, ndërsa sulmoi opozitën për akuzat e drejtuara ndaj tij.
Në këtë miting nuk munguan batuat, Rama ka thumbuar Ferdinand Xhaferrin, ish-kandidat për bashkinë në zgjedhjet e 2011 duke i kujtuar deklaratën e tij se do të përmirësonte cilësinë e diellit në qytetin bregdetar.
“Do ishte kënaqësi e madhe që në Durrës të kishim një kandidat të PD-së që të na tregonte për Durrësin, përveç se të rrisin cilësinë e diellit, që ata e kanë në program dhe ne nuk e kemi” tha Rama.
Kujtjmë që Xhaferri aktualisht është kryetar i PD-së në degën e Durrësit./ Opinion.al E.Xh.