Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do të hapë dyert për të pritur të vegjlit në pranverën e vitit të ardhshëm. Godina 9-katëshe e përfunduar si karabina është inspektuar nga kryeministri Rama.
Janë 7 mijë metra katror sipërfaqe funksionale në hyrje te Liqenit Artificial ku do të ofrohet mundësi për zhvillimin e kurseve të ndryshme për artet skenike për grupmosha të ndryshme.
Projekti parashikon krijimin e një skene të dyfishtë, që do të mund të përdoret si brenda godinës dhe jashtë saj, në formën e një amfiteatri të hapur në natyrë.
Një tjetër investim i përfunduar që u inspektua nga Rama është Mozaiku i Tiranës, i cili është kthyer në destinacion të rëndësishëm turistike në kryeqytet.
Ky objekt është i konceptuar jo vetëm për të shërbyer si muze, por edhe si një qendër edukimi dhe inovacioni për fëmijët.