Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kanë inspektuar sot punimet në aeroportin e Vlorës, nga ku kanë treguar edhe se operimet nga ky aeroport priten të nisin nga marsi-prilli i vitit 2025.
“Në vitin e parë priten 330 mijë pasagjerë, por është e sigurt që në vitin e parë do të kemi më shumë se 1 milion pasagjerë, nga marsi 2025 vetëm në aeroportin e Vlorës. Parashikimet janë optimiste”, tha Balluku.
Në inspektim kryeministri Rama, pa pistën, terminalin prej 20 mijë metrash katrorë.
Punimet vijojnë edhe për kullën e operimit, godinën e zjarrfikësve, hangarëve, ndërtimi i rrugëve lidhëse dhe krejt infrastruktura e fushës aeroportuale.
Me përfundimin e punimeve, aeroporti mund t’i nënshtrohet testimeve për certifikim ndërkombëtar./Opinion.al