TIRANË- Gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Rama u shpreh për anëtarësimin e Kosovës në NATO, teksa përgëzoi kërkesën për anëtarësim që i ëshët bërë Malit të Zi.
“Shqipëria shpreson që vendet aleate do të sqarojnë në kohën më të shpejtë, mundësinë e afrimit dhe socializmit më të shpejtë të NATO-s me Kosovën. Sa më shumë të shtrihet aleanca aq më të sigurtë jemi të gjithë. E sigurova sekretarin e përgjithshëm se Shqipëria jo vetëm është përfshirë plotësisht në zbatim,in e angazhimeve, por do jetë pjesë e çdo përpjekje të NATO-s për ruajtjen dhe vendosjen e paqes”, u shpreh Rama.