Në festën e 25-vjetorit të Partisë Socialiste që u zhvillua një ditë më parë, u pa edhe Arben Malaj, i cili në zgjedhjet e 2013 garoi si deputet i pavarur në Vlorë për t’i prishur punë Edi Ramës.
Prej kaq kohësh, Malaj ka kundërshtuar Kryeministrin Rama, ndërsa prezenca e tij në festën e PS ra në sy. Por, ajo nuk ka qenë dhe aq e pamenduar, e kur sidomos shtrëngoi duart me vet Kryeministrin Rama, me të cilin pati përplasje në 2013-ën./syri.net
Mësohet se socialisti i vjetër Arben Malaj do të jetë anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë. Vendimi është marrë nga Kryeministri, i cili ka vendosur ta shpërblejë Malajn me këtë post të rëndësishëm. Ky vendim do të kalojë në Kuvend për miratim.