Me të mbaruar fjalën te Kongresi i PDIU-së, Edi Rama u drejtua për në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në Forumin e Gruas Socialiste.
Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij, pothuajse si në të gjitha herët e tjera, me një batutë, duke thumbuar deputetin socialist Pandi Majko.
“Ju kërkoj ndjesë për vonesën, por iu përgjigja ftesës së PDIU-së për tu bërë pjesë e Kongresit të saj. Por nuk isha shumë i shqetësuar pasi kishit Pandin këtu.
Ndaj nuk ishte rastësi që kryetarja tha i nderuar Edi Rama dhe i dashur Pandi.
Unë jam miku më i mirë i juaji por pas Pandit”, tha Rama.