Kryeministri Edi Rama në prani të komisionierit Hahn, ka ftuar opozitën në një dialog pa praninë e negociatorëve të huaj, me qëllim zgjidhjen e problemeve që ndajnë dy palët.
E ftoj Partinë Demokratike që të ulemi në një tavolinë dialogu pa praninë e miqve dhe jemi të gatshëm ta dëgjojmë më respekt PD-në sepse unë besoj që eksiziston mundësia që mosdakordësitë ti zgjidhim në mënyrë të civilizuar dhe kështu besojmë që ekziston mundësia që ti ndajmë axhendat partiake nga ato Kombëtare, siç është rruga e përbashkët e Integrimit Europian.”, tha Rama