Kryeministri, Edi Rama fill pas takimit me kreun e opozitës, Lulzim Basha ishte i ftuar në emisionin “Top Story”, ku foli për negociatat e zhvilluara.
Rama u shpreh se, mazhoranca ka pranuar kërkesën e opozitës për miratimin me shumicë të cilësuar (94 vota) çdo emërim të Parlamentit në sistemin e drejtësisë.
Kryeministri paralajmëroi prokurorët dhe gjyqtarët se nuk ka parti politike që do t’i shpëtojë nga verifikimi i karrierës që nuk na pasuria.
“PD duhet të zgjedhë, ose do t’i bëjë rezistencë kalimit të reformës ose do të bashkohet për të kaluar reformën për të ndërtuar një sistem të gjeneratën tjetër”, u shpreh Rama.
I pyetur se si është e mundur që fjalimin që mbajti pas takimit me Bashën e kishte të parapërgatitur, Rama u shpreh se kishte dy fjalime gati një për dështimin dhe një tjetër për konsensusin.