I famshmi nen 25, që duket se përjashtonte hetimin e ish-ministrave në draftin e reformës në drejtësi, duket se “u ngeli në derë ndërkombëtarëve”. Opozita nuk e pranoi të jetë ide e saj, e po kështu edhe Kryeministri Rama, i cili përmes një statusi në FB, shkruan se ky nen, “është vetem prova qe edhe miqte e partneret tane jane te gabueshem”.