Ditën e sotme Bledi Çuçi është zgjedhur kreu i grupit të Partisë Socialiste. Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Çuçi tha për mediat se kjo detyrë është një përgjegjësi e madhe.
Po ashtu, sot Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosin, i cili ka zënë vendin e Damian Gjiknurit. Ky i fundit nuk pranoji që të bëjë komente për mediat, por tha se më mirë do të bëhet.
‘Kemi kohë për komente! Më mirë do bëhet!’- tha Gjiknuri.